MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë është astma infantile?

30.10.2020 - 06:25

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Çfarë është astma infantile?

Mjeku: Astma infantile është një patologji e shpeshtë dhe kronike tek fëmijët. Sipas statistikave, ajo prek 5-15% të popullsisë infantile, me një incidencë në rritje gradualisht.

Bëhet fjalë për një inflamacion të rrugëve të ajrit, që sjell vështirësi në frymëmarrje, kollë, frymëmarrje me zhurmë ose fishkëllime dhe ndjesinë e mbytjes. Shpesh është e lidhur me alergjitë dhe kjo është një ndër arsyet për të cilat fëmijët preken më shpesh. Për shembull, është e zakonshme që një fëmijë azmatik të jetë alergjik ndaj poleneve ose merimangave.

SHKAQET

Siç e thamë më lart, astma infantile konsiston në inflamacionine rrugëve të ajrit, një sëmundje që shfaqet në formën e krizës së frymëmarrjes. Pjesa më e madhe e fëmijëve azmatikë shfaq krizat e para brenda moshës 4 vjeç. Inflamacioni ekziston dhe rëndohet gjatë krizave me një përkeqësim të menjëhershëm të simptomave. Mund të shohim se më shumë se gjysma e azmatikëve është alergjik ndaj ndonjë substance, si polenat apo merrimangat, që shërben si shkak për shpërthimin e krizave.

SIMPTOMAT

Astma shfaqet në përgjithësi me vështirësi në frymëmarrje dhe ndjesinë e kongjestionit në gjoks. Fëmijët që vuajnë kanë tendencën të kenë një kollë të vazhdueshme që përkeqësohet gjatë sëmundjes së të ftohurës ose stresit.

Ajo që e identifikon është frymëmarrja e zhurmshme. E rëndësishme është të kujtojmë që çdo pacient është i ndryshëm dhe simptomat mund të jenë sipas rastit. Nga ana tjetër, duke qenë se janë të lidhura me alergjitë, astma ndjek një model tipik sezonal.

Nis në fillim të vjeshtës, momenti më delikat për fëmijën që korrespondon me nisjen e shkollës dhe ndryshimet e temperaturës; dhe në pranverë me shtimin e poleneve në mjedis, një nga alergjenët kryesor për të rritur dhe fëmijë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.