“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja:Çfarë është hormoni AMH (anti-mullerian)?
Mjeku: Hormoni anti-mullerian (AMH) është një glikoproteinë që prodhohet nga indet riprodhuese, testikujt tek meshkujt dhe folikulat ovariane tek femrat.
Vlerat e këtij hormoni maten përmes një kampioni të gjakut, kryesisht tek gratë në moshën e fertilitetit, kur ka vështirësi të ngelet shtatzënë apo nëse ka patologji femërore, si sindroma e vezores policistike apo pamjaftueshmëria primare ovariane.
Ndryshe nga analizat e tjera të rezervave të ulëta të vezores, si FSH dhe estradioli matja e të cilëve duhet të kryhet domosdoshmërish në ditët e para të ciklit, përqëndrimi i AMH tek gratë në moshën e fertilitetit mbeten konstante gjatë gjithë fazës së ciklit menstrual dhe në shtatzëni, prandaj mund të matet në çdo moment.
Tek burrat, hormoni prodhohet nga testikujt në rritje të përqëndrimit deri në moshën 2 vjeç; tek fëmijët meshkuj në fakt vepron duke penguar zhvillimin e organeve riprodhuese femërore, dhe më pas duke nxitur zhvillimin e atyre mashkullore, pra zvogëlohet në mënyrë progresive deri në pubertet, kur regjistron një rënie të dukshme të përqëndrimit në gjak.
Në përgjithësi analiza e përqendrimit të AMH tek meshkujt është e lidhur me patologji më të rralla dhe specifike, si puberteti i parakohshëm apo i vonshëm, prania e mikropenisit dhe çrregulime të tjera të zhvillimit seksual.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.