MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë është kanceri kolorektal?

15.10.2020 - 10:06

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Çfarë është kanceri kolorektal?

Mjeku:  Kanceri është formacion tumoral me qeliza atipike që rritet në paretin e zorrës së trashë dhe duke u zhvilluar, prek gradualisht gjithë murin e saj dhe përhapet lokalisht dhe në distancë në organe të tjera të trupit. Rreth 95% e rasteve, janë adenokarcinoma dhe pjesa tjetër limfoma dhe karcinoma skuamoze qelizore.

Faktorët e riskut të sëmundjes
• Mosha mbi 50 vjeç, seksi mashkull, konsumimi i tepruar i yndyrnave, i mishit të kuq, alkoolit, obeziteti, pirja e duhanit etj.

• Disa situata të trashëgueshme si polipoza adenomatoze familjare (FAP) që zë rreth 1% të rasteve me kancer kolorektal apo sindroma Lynch (HNPCC) që zë rreth 3% të rasteve me kancer kolorektal.

• Anamnezë personale për polip të zorrës së trashë apo për kancer të ovarit, gjoksit, apo të endometriumit.

• Histori familjare për kancer të zorrës së trashë. Këta persona janë 2-3 herë më të predispozuar të zhvillojnë kancer se personat pa histori familjare.• Sëmundjet inflamatore të zorrës së trashë

Diagnoza e kancerit kolorektal

• Kolonoskopi & biopsi e formacionit të gjetur në zorrën e trashë.

• Imazheri e avancuar si skaneri ( CT ), PET, rezonanca manjetike (MRI) torako abdomino-pelvike për të parë shtrirjen e sëmundjes dhe për të bërë ndarjen në stade të saj.

• Kompletimi me bilancet biokimike dhe markuset tumorale CEA, C 19-9 i jep kirurgut një pikturë reale të gjendjes së pacientit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.