MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë është “scratch test”, që bëhet për lëkurën?

26.10.2020 - 10:23

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja:  Çfarë është “scratch test”, që bëhet për lëkurën?

Mjeku: Nëse anamneza, regjimi ushqimor apo regjimi i eliminimit sugjerojnë praninë e një alergjie specifike, mjeku do të kërkojë testet e lëkurës apo që njihen si “scratch test” dhe “prick test” për të konfirmuar diagnozën.

Në scratch test mjeku do të vendos një ekstrakt të ushqimit në lëkurë në parakrah. Më pas do të pickojë lëkurën me një age dhe do të kontrollojë nëse zona është enjtur apo skuqur: prania e ënjtjes dhe skuqja janë simptoma të një reaksioni lokal alergjik.

Prick test bëhet duke vendosur një afe nën lëkurë në parakrah dhe duke injektuar një sasi të vogël të ekstratit.

Pozitiviteti i scratch test apo prick test tregon se në qelizat master të lëkurës ka IgE (imunoglobina) specifike për ushqimin që është testuar. Testet e lëkurës janë të shpejtë, të thjeshtë dhe të sigurtë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.