MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë është VPPB? Çfarë ndjej nëse e kam?

09.10.2020 - 08:15

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Çfarë është VPPB? Çfarë ndjej nëse e kam?

Mjeku: Vertigo paroksizmale pozicionale beninje është një problem i zakonshëm i veshit të brendshëm që ndikon në sistemin vestibular, një sistem që ka rol në ruajtjen e ekuilibrit. Vertigo shkakton periudha të shkurtra marramendje kur koka juaj lëviz në pozicione të caktuara, të lidhura me gravitetin.

Beninje: do të thotë që çrregullimi nuk vë në rrezik jetën, dhe zakonisht ky çrregullim nuk përkeqësohet.

Paroksizmale: do të thotë që vertigo (ndjesia e rrotullimit) ndodh papritur.

Pozicionale: do të thotë që vertigo nxitet prej ndryshimeve të pozicionit të kokës, më shpesh kur shtrihemi, kur rrotullohemi në krevat, ose kur vështrojmë lart. Kjo ndjesi marramendjeje ose rrotullimi quhet vertigo.

Në pjesën e parë të veshit të brendshëm që njihet si utrikul, ndodhet një shtresë karbonati kalciumi. VPPB ndodh kur grimca të këtij materiali shkëputen dhe lëvizin në një pjesë tjetër të veshit të brendshëm që janë kanalet gjysmë rrethore (zakonisht në kanalin e pasmë). Këto grimca kristali kalciumi (otolite) ndonjëherë quhen “shkëmbinj të veshit”.

Kur lëvizni kokën në një mënyrë të caktuar, kristalet lëvizin brenda kanalit dhe ngacmojnë fundet nervore duke shkaktuar kështu tek ju marramendje. Shkaku i vertigos është shpesh i panjohur. Megjithatë, kristalet mund të lirohen për shkak të traumave në kokë, infeksioneve, sëmundjeve të tilla si sëmundja

Meniere, ose plakjes. Vertigo është më e hasur tek femrat dhe mund të jetë e trashëgueshme.

Vertigo ndodh më shpesh gjatë ndryshimeve të pozicionit, të tilla si shtrirja, rrotullimi ne krevat, dhe të vështruarit lart. Mund të ndodhi një vonesë e shkurtër prej 15 sekondash nga momenti i ndryshimit të pozicionit deri tek fillimi i simptomës. Ndjesia e marramendjes, që quhet vertigo, është e shkurtër dhe intense dhe zakonisht zgjat rreth 15 deri 45 sekonda. Megjithatë, simptomat mund të zgjasin deri në 2 minuta në rast se kristalet ngecin në pjesë të veshit të brendshëm.

Episodet e vertigos ndodhin shpesh për javë ose dhe muaj ndonjëherë. Gjatë këtyre episodeve, ju mund të ndiheni sikur dhoma rrotullohet rreth jush, mund ta ndieni kokën shumë të lehtë, ndiheni si pa ekuilibër dhe keni të përziera.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.