MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë i shkakton infeksionet e fytit?

25.10.2020 - 10:22

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Çfarë i shkakton infeksionet e fytit?

Mjeku: Me fillimin e ditëve të ftohta, infeksionet e fytit dhe të rrugëve të sipërme respiratore janë më të shpeshta, si pasojë e qendrimit në ambjente të mbyllura dhe mbartja e infeksionit nga një person tek tjetri bëhet përmes rrugëve sperklo-ajrore.

Bajamet janë një portë mbrojtëse e traktit të sipërm respirator. Në këtë rajon ekziston një numër i madh i bakterieve, të cilat janë florë normale dhe mbrojtëse për organizmin tonë.

Bakteriet e tilla që ndodhen si florë normale janë Streptokokus viridians dhe ato jo­hemoli­tike që janë të afta të prodhojnë disa substanca të quajtura Bakterocina, të cilat frenojnë rritjen e bakterieve patogjene.

Karakteristikat e Streptokokus pyogenes grupi A

Janë në formë të rrumbullakët në vargje. Aftë­sia e bakteries për të shkaktuar infeksion lidhet me molekulën strukturore të tij, si dhe në tok­sinat dhe enzimat që lirojnë.

1. Toksinat eritrogjene të prodhuara janë përgjegjëse për ekzantemën gjatë skarla­tinës.

2. Toksinat Streptolizina S dhe O. Strep­tolizina S është e qendrueshme ndaj ok­sigjenit dhe nuk është imunogjene si dhe të tre: Eritrocitet, Leukocitet dhe Trombocitet (elemente këto të gjakut). Kjo Toxin nxit çliri­min e Lizozimave që dëmtojnë fagocitet.

• Streptolizina O. Kundër kësaj toksine for­mohen antitrupa.

 Antistreptolizina O. Përcaktimi i tyre është i dobishëm për të dokumentuar një infek­sion streptokoksik (analiza ASO).

3. Streptolizina A dhe B janë enzima të afta për të tretur koagulat e gjakut dhe mundë­sojnë përhapjen e shpejtë të streptokokeve jashtë kufijve të zonës inflamatore.

4. ADN-azat janë enzima citolitike, që duke pakësuar viskozitetin e qelbit në absceset, lehtësojnë përhapjen e streptokokut.

5. Hijaluronidaza. Enzimë që ndihmon në përhapjen e bakterieve.

Shkaktarët e Tonsillofaringitit

Tonsillofaringiti në 90% të rasteve e shkaktojnë viruset si: Adenoviruset; Coxsackie; Viruset Epstein.Vetëm 10% të rasteve, shkaktar është strepto­kokus pyogenes grupi A.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.