MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë janë aditivët ushqimorë dhe a janë ata të rrezikshëm?

26.10.2020 - 10:25

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Çfarë janë aditivët ushqimorë dhe a janë ata të rrezikshëm?

Mjeku: Aditivët ushqimore janë substanca që u shtohen ushqimeve të përpunuara gjatë kohës së përpunimit. Ato kanë qëllim të modifikojnë ushqimin në shije, jetagjatësi, ngjyrë, aromë apo kohë konservimi. Këto aditivë shtohen me aprovimin e autoriteteve shëndetësore dhe duhet të shfaqen në etiketën e produktit.

Alergjia ndaj aditivëve ushqimorë ndodh kur trupi zbulon njërin prej këtyre substancave si potencalisht të rrezikshme. Për pasojë një reaksion imunologjik nxitet të sulmojë aditivin, duke paraqitur simptoma që mund të jenë shumë serioze.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.