Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është i njohur për lojërat e fatit kur gjendet me shpatulla pas murit politik.
Vendosja e Turqisë e anijeve kërkimore dhe detare për të kontestuar zonat ekskluzive ekonomike të pretenduara nga Greqia dhe Qiproja në bazë të Konventës së Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit (të cilën Turqia nuk e nënshkroi kurrë) e tregon fare.
Dhe ndërsa kishte shpresë në javët e fundit që diplomacia do të mbizotëronte, Turqia njoftoi në 12 tetor se do të ridërgonte anijen kërkimore Oruc Reis përsëri në ujërat e diskutuara.
Këto muajt e fundit i kanë dhënë Athinës disa mësime kritike rreth mënyrës se si po luhet gjeopolitika në vitin 2020; vendet e tjera do të bënin mirë t’i merrnin këto mësimet.
Mësimi # 1: Gjeopolitika gjithnjë e më shumë është lokale
Ndërsa qëndrimi i Mesdheut Lindor të kësaj vere ka tërhequr vëmendjen e atyre në vendet e përfshira direkt, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për botën. Ëshë e lehtë të kuptosh pse një pandemi globale është mbulimi perfekt për një vend për të ndërmarrë veprime të guximshme për një çështje që beson se ka më shumë rëndësi për të sesa për komunitetin e gjerë ndërkombëtar.
Në përpjekjet e Athinës për të përfshirë Shtetet e Bashkuara më drejtpërdrejt në konfliktt, ka arritur vetëm sukses të kufizuar deri tani. Anija e marinës e vendosur kohët e fundit në një bazë të përbashkët ushtarake në Kretë “nuk është lloji i anijes që mund të ndërhyjë në një konflikt me intensitet të lartë”.
Përkundër retorikës “Amerika e parë” dhe një politike të jashtme amerikane që ka qenë në mënyrë të qartë më transaksionare nën Presidentin e SHBA Donald Trump, kjo tërheqje e SHBA nga skena botërore filloi në të vërtetë nën paraardhësin e tij Barack Obama.
Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të vazhdojnë të shmangin luftimet atje ku interesat e tyre nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejt.
Edhe nëse Shtetet e Bashkuara do të ishin më të prirura për të ndërhyrë , Uashingtoni kishte akoma më pak arsye për të zgjedhur palë në këtë konflikt të veçantë pasi Greqia dhe Turqia janë anëtare të NATO-s.
Mësimi # 2: Ka çështje që NATO nuk mund t’i zgjidhë
NATO mbetet aleanca më e fuqishme e sigurisë në botë, të paktën në letër. Por me rënien e Bashkimit Sovjetik, ai papritmas e gjeti veten pa një mision të qartë, dhe gati tridhjetë vjet më vonë, ende nuk ka një të tillë.
Dështimi i NATO-s në tensionet midis Greqisë dhe Turqisë thekson vetëm se si Aleanca mbetet e paaftë për t’iu përgjigjur shumë sfidave gjeopolitike të shekullit të njëzet e një.
Dhe më e keqja, s’ka dhur akoma, në vitin 2020, sfida më e madhe me të cilën përballet Perëndimi është Kina, dhe jo të gjitha vendet anëtare të NATO-s janë në të njëjtënanë kur bëhet fjalë nëse ata duhet ta trajtojnë Pekinin si një kërcënim ekzistencial ose një mundësi ekonomike.
NATO është përpjekur të luajë një rol ndërmjetësues midis Greqisë dhe Turqisë, por me sukses të kufizuar deri më tani.
Pra, nëse NATO nuk mund të veprojë në këto situata, kush do të zërë vendin e saj? Aleanca më të vogla, me qëllime më modeste dhe specifike ; më shumë “minilateralizëm” krahasuar me multilateralizmin që përcaktoi kryesisht shekullin e 20-të.
Mësimi # 3: Përqafoni zhvendosjen e realiteteve gjeopolitike
Një nga zhvillimet më konsekuente gjeopolitike të vitit 2020 që është mbytur nga kaosi tjetër i këtij viti është normalizimi i marrëdhënieve Izrael-Bahrein-Emiratet e Bashkuara Arabe.
Kjo tregon dy gjëra kritike, Turqiaështë gjithnjë në kundërshtim me fuqitë më të mëdha Arabe, pasi ata grinden për çështje në Katar, Siri, Libi. E dyta është se ideologjia dhe afinitetet historike kanë shumë më pak rëndësi në botën e sotme kur ka përfitime të menjëhershme ekonomike për t’u realizuar.
Ky është një mësim që Greqia e ka marrë siç tregohet nga lidhjet e saj të fundit të energjisë me Izraelin, një vend me të cilin Greqia as zyrtarisht nuk njohu ose kishte marrëdhënie të plota diplomatike deri në 1990, si dhe me Egjiptin kohët e fundit, një veprim që zemëroi Ankaraja që kur nënviz pretendimet e saj në Mesdheun Lindor.
Në një botë gjithnjë e më komplekse dhe kaotike siç është e jona aktualisht, këto aleanca “minilaterale” mund të jenë më të mirat për të cilat mund të shpresojmë.
Mësimi # 4: BE-së i mbeten shumë mundësi
Ndihet sikur themi se Evropa po përballet me një dilemë ekzistenciale çdo disa vjet. Kriza e zonës euro. Kriza e refugjatëve. Brexit. Pandemia e koronavirusit. Në çdo kthesë, BE ka gjetur një mënyrë për të mbajtur të paprekur bashkimin politik. Por kjo nuk do të thotë se nuk mund të bëhet viktimë ndonjë. Dhe kriza EastMed është gati të jetë e tillë.
Greqia ka paguar më shumë se shumica kur bëhet fjalë për të mbajtur anëtarësimin e saj në Euro, pasi ekonomia e saj është në rënie dhe shoqëria e saj është mbështetur nga një dekadë e politikës së kursimit.
Greqia e bëri këtëë sepse Athina llogariti që të qenit një anëtar i Bashkimit Evropian ia vlente, megjithëse kostot ishin të mëdha. Kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis beson vërtet tek Evropa dhe është një Eurofil i përkushtuar. Kjo i jep Evropës – dhe Gjermanisë në veçanti, ca liri veprimi në situatën e EastMed.
Qeveria e Merkel e di se gati katër milion refugjatë sirianë janë duke u strehuar aktualisht në Turqi. Për më tepër, Turqia është një partner kryesor tregtar i Bashkimit Evropian.
Athina i di mirë këto realitete politike. Por ata janë gjithashtu të vetëdijshëm se ata kanë një popullsi greke që po vë në pikëpyetje dobinë e anëtarësimit në BE.
Nuk është sekret që Evropa ka kohë që ka një krizë identiteti.
Por është një gjë që një vend të braktisë BE në kërkim të një të ardhme më të mirë për veten e tij (si Britania e Madhe), dhe është tjetër që një vend të ndjehet sikur BE e ka braktisur atë në kohën e tij të nevojës.
BE-ja duhet të shkelë me kujdes. A është para së gjithash BE një komunitet ekonomik? Një aleancë sigurie? Një entitet diplomatik? Cili nga këto identitete ka përparësi ?
Për vite, BE është përpjekur të jetë gjithçka për të gjitha vendet anëtare, duke zhgënjyer shumë gjatë rrugës.
Është e lehtë për Brukselin të mendojë se EastMed është vetëm një krizë tjetër ku nevojat e shumë europianëve tejkalojnë nevojat e pak grekeve.
Greqia ka mësuar shumë për mënyrën si funksionon bota këto muajt e fundit. Ne jemi gati të zbulojmë se çfarë ka mësuar edhe Brukseli.
Leon Levy është një analist në Eurasia Group, firma globale e konsulencës dhe kërkimit të rrezikut politik, ku ai përqendrohet në mbulimin e rregullt të trendeve politike globale dhe në projektet speciale që ndërmarrja ndërmerr.