MENU
klinika

Editoriali i The Washington Post

Çfarë mësoi bota nga debati Trump-Biden?

01.10.2020 - 08:50

Debati i parë midis Presidentit Trump dhe sfiduesit demokrat Joe Biden, të martën në mbrëmje në Cleveland’s Case Western Reserve University, ishte një turp. Por nuk ishte pa vlerë.

Votuesit mësuan se presidenti nuk mund të dënojë grupet e supremistëve ose të pranojë se aktiviteti njerëzor është nxitësi kryesor i ndryshimit të klimës ose u thotë njerëzve pa dyshim që të mbajnë maska.

Njerëzit mësuan se ai beson se ai ka bërë një punë “fenomenale” me virusin koronavirus dhe se vendi nuk duhet të presë më mirë prej tij në mbrojtjen e shëndetit publik.

Kombi mësoi, ose e mësoi përsëri, se Trump nuk ka asnjë  vizion se ku ta çojë vendin në katër vitet e ardhshme.

Dhe votuesit mësuan, dhe mësuan, mësuan dhe mësuan se Trump nuk ka asgjë tjetër veçse përbuzje për vlerat dhe normat që janë thelbësore për demokracinë: midis tyre, e vërteta, civilizimi. Gënjeshtrat e Trump për fletëvotimet me postë ishin helmuese dhe sulmet e tij ndaj familjes së Biden ishin të neveritshme.

Të marra së bashku, mesazhi dhe sjellja e Trump pasqyroi një përbuzje të thellë për kombin dhe votuesit e tij. Veprimet e tij parashikuan një përpjekje për të refuzuar dhe delegjitimuar rezultatet e zgjedhjeve, ndërsa nxitnin dhunë.

Ky është një kërcënim që duhet të merret seriozisht nga autoritetet e zgjedhjeve dhe të zbatimit të ligjit, dhe nga udhëheqësit përgjegjës në të dy partitë.

Për Biden, amerikanët mësuan se ish-zëvendëspresidenti refuzon të dorëzohet në krahun e majtë të partisë së tij, siç pretendon shpesh Trump.

Në vend të kësaj, Biden përshkroi një qasje ambicioze por të moderuar për përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe ndryshimet klimatike.

Amerikanët panë që Biden nuk do të premtojë  mrekulli për Covid-19 ose do të promovojë një rihapje të shpejtë që vetëm përhap virusin. Dhe vendi mësoi se Biden ruan qetësinë edhe kur merr sulme të forta personale.

Sigurisht, amerikanët do të kishin mësuar shumë më tepër nëse Trump do t’u ishte bindur rregullave me të cilat ra dakord para debatit, duke e lejuar Biden t’u përgjigjej pyetjeve pa ndërprerje të vazhdueshme.

Do të kishte qenë më edukuese nëse presidenti do të kishte sjellë në skenë më shumë sesa gënjeshtra, sulme personale dhe kërcënime.

Komisioni për Debatet Presidenciale njoftoi të Mërkurën se “struktura shtesë duhet t’i shtohet formatit të debateve të mbetura për të siguruar një diskutim më të rregullt të çështjeve.” Ne jemi dakord: Nëse do të ketë edhe dy debate, moderatorëve duhet t’u jepet kontrolli i mikrofonave të kandidatëve.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington  Post/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë duhet të kenë parasysh kandidatët?

ANALIZA: Debati i parë Trump-Biden

Nëse Biden tani refuzon, mund ta quanin…

Analiza/ Si e futi Trump debatin e parë presidencial në kaos?