Më poshtë është një përzgjedhje e shifrave më interesante.
59%
Përqindja e popullsisë botërore që sot ka akses në internet. Nga prilli 2020, ishin më shumë se 4,5 miliardë persona, rreth 6% më shumë krahasuar me janar 2019.
2.704
Shkarkime në TikTok (gjithmonë në një minutë). Bëjini pak llogaritë…
208 mijë
Në një minutë. Thuajse 1,4 milionë persona bëjnë videothirrje, në Zoom janë 208 mijë pjesëmarrës çdo 60 sekonda.
Nuk janë instrumente rigoroze për matjen e Web-it, por japin informacione interesante për të kuptuar se çfarë po ndodh dhe nëse ka diçka të re. Në këtë rast, video-konferencat, TikTok e ndoshta edhe dërgesat në Amazon, janë tre tregues që përmbledhin më së miri se çfarë ka ndodhur gjatë lockdown që shkaktoi pandemia e COVID-19.
Le t’i hedhim një sy se çfarë ka ndodhur në vitet e mëparshme
Infografika e Lori Lewis dhe Chadd Callahan nga Cumulus Media shfaq aktivitetin që zhvillohet në platforma të ndryshme si Facebook apo Google në një interval prej 60 sekondash. Gjithçka është në rritje, natyrisht. Rritja më e dukshme është ajo e Netflix, nga 70 mijë në 260 mijë emisione të shikuara. Më pas edhe tri risi – hyjnë në lojë Spotify, Twitch dhe produktet e Amazon Alexa të familjes Echo. Por edhe Snapchat.
Sërish në 2019 është ende Snapchat. Në Europë, gjithsesi, shifrat për Snapchat nuk janë dhe aq të larta. Ndërkohë suksesi i WhatsApp është gjithnjë e në rritje. Twitch, në anën tjetër, po fillon të kapë shifra me 6 zero (në një interval të përkohshëm 60 sekonda)./Monitor