MENU
klinika

“Kush prek një votë ti pritet dora”

Çfarë paralajmëron Meta? Presidenti: Do votoj në 25 prill si çdo qytetar, por…

23.10.2020 - 12:19

Presidenti Ilir Meta thotë se më datë 25 prill do të shkojë në kutinë e votimit dhe do të hedhë votën e tij si çdo qytetar shqiptar. Por Meta pati dhe një paralajmërim.

“Presidenti dëshiron të ketë zgjedhje, të ndjek programet e partive, lidhur me situatën e pandemisë, menaxhimin e saj, taksat, etj. Dhe padyshim presidenti ka votë si cdo qytetar dhe do ta hedh atë në mënyrë të fshehtë në 25 prill. Në rast se do kemi tentativë për të prishur zgjedhjet, dhe për të vendosur në gurë në rrugën e Shqipërisë drejt BE, ai do të jetë me gjithë popullin”, tha Meta.

Gjithashtu, Presidenti u shpreh se ai është në “një gjatësi vale” me gjithë popullin shqiptar që kërkon paqe dhe integrim.

“Presidenti është shumë i qetë sepse është në një gjatësi vale me gjithë popullin shqiptar dhe gjiothë populli pavararëisht referencave politike apo partiake, kërkon ti jepet fund kësaj krize artificiale dhe kësaj mungese skandaloze të legjitimitetit të gjithë institucioneve. Populli kërkon paqe, qetësi, integrim europian dhe këto nuk mund të arrihen pa pasur një refelektim nga parlamenti aktual”, shtoi ai.

“Gjithë vëmendja e Shqipërisë dhe shqiptarëve duhet të jetë te zgjedhjet. Janë zgjedhjet ato që do të përcaktojnë të ardhmen e popullit shqiptar. Nëse Shqipëra do të vazhdojë të shpopullohet me këto ritme të frikshme apo Shqipëria do të jetë përgjithmonë një vend europian, një vend që jep shpresë, një vend që ka diell për të gjithë dhe jo vetëm për 5 oligarkë që po i marrin shpirtin popullit shqiptar edhe në mënyrën më të pashpirt në kohë pandemie se nuk ndodh gjëkundi që rritet borxhi publik dhe rritet në mënyrë ekstreme edhe varfëria. Borxhi merret për PPP. Borxhi shkon lart ndërsa të ardhurat për frymë poshtë.

Zgjedhjet do të zgjdhin këtë çështje, zgjedhjet do të zgjidhin edhe sundimin e ligjit. Vetëm sundimi i popullit përmes referendumeve në të ardhmen do të sjellë sundim të ligjit në vend. Pas 25 prillit Shqipëria do të hyjë në një epokë të re në  çdo rast ku dy do të jenë krimet më të mëdha dhe më të ndëshkueshme rëndë, prekja e Kushtetutës, as presja e Kushtetutës nuk duhet ti preket më! Dhe e dyta një votë nuk duhet të preket, kush prek një votë i pritet dora si në mesjetë”, tha Presidenti.