MENU
klinika

Premier League, Java 5

Chelsea e pëson në limit, lë dy pikë me vlerë

17.10.2020 - 17:11

Dy blerjet e në merkaton e verës e kanë thënë më së miri fjalën për Chelsean, teksa shënuan 3 golat në barazimin 3-3 në shtëpi ndaj Southampton, në javën e pestë të Premier League, ku shkëlqyen Werner dhe Havertz. Por nëse sulmuesit gjermanë shkëlqyen, mbrojtja gaboi.

Blutë kanë siguruar një avantazh 2-0 në 28 minutat e para me dy gola të Werner, por miqtë kanë arritur të barazojnë në të 43-ën me Ings dhe të barazojnë me Adams në të 57-ën pas një gafe të Zouma dhe Arrizabalaga.

Havertz ka kthyer në avantazh londinezët në të 59-ën dhe kur mendohej se ata e kishin siguruar fitoren, Southampton ka gjetur golin e barazimit në minutën e 92-të me Vestergaard.

Kjo ka qenë hera e parë që Chelsea ka pësuar tre gola në një ndeshje të Premier League të luajtur në shtëpi nën drejtimin e Lampard. Dy pikë të lëna që do të ndikojnë jo pak në ecurinë e Bluve, që e pësojnë në fund.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN