MENU
klinika

Mësojini edhe ju

Cilat ushqime janë të shëndetshme për zemrën?

29.10.2020 - 16:29

Një dietë e pasur me yndyrë dhe kolesterol mund të kontribuojë në zhvillimin e sëmundjes së zemrës në moshën e rritur. Një dietë e shëndetshme për zemrën mund të ndihmojë në parandalimin ose trajtimin e niveleve të larta të kolesterolit në gjak.

Gjithmonë rekomandohet që të gjithë duke filluar prej moshës 2 vjeç e lart të ndjekin një dietë me pak yndyrë (30 përqind e kalorive nga yndyra). Këto janë të njëjtat rekomandime për të rriturit , ashtu edhe për fëmijët e shëndetshëm. Një dietë e pasur me yndyrë, veçanërisht me yndyrë të ngopur, mund të rrisë rrezikun për sëmundje të zemrës dhe mbipesha. Është e rëndësishme ta mësoni fëmijën që kur është I vogël për ushqim të shëndetshëm në mënyrë që ai të mund të bëjë zgjedhje të shëndetshme të ushqimit si një i rritur më vonë.

Është e rëndësishme të mos vendosni fëmijë nën moshën 2 vjeç në një dietë me pak yndyrë, përveç nëse këshillohet nga mjeku. Fëmijët më të vegjël se mosha 2 vjeç kanë nevojë për yndyrë në dietat e tyre për të nxitur rritjen dhe zhvillimin e duhur.

Çfarë është yndyra e ngopur?

Yndyra e ngopur është një lloj yndyre që gjendet në ushqime dhe zakonisht është e ngurtë në temperaturën e dhomës. Kjo lloj yndyre mund të rrisë nivelin e përgjithshëm të kolesterolit në trup më shumë se llojet e tjera të yndyrës. Rekomandohet të kufizoni yndyrën e ngopur dhe ta zëvendësoni atë me yndyrë të pangopur për të ndihmuar në uljen e rrezikut për sëmundje të zemrës. Disa nga burimet kryesore të yndyrës së ngopur përfshijnë sa vijon:

  • Gjalpë
  • Djath
  • Mish i përpunuar (proshutë,sallam)
  • Lëkura e pulës
  • Qumësht i pa pasterizuar
  • Akullore
  • Pica
  • Vaj kokosi
  • Vaj palme

Yndyrat e mira dhe të këqija - Telegrafi

Çfarë është yndyra e pangopur?

Yndyra e pangopur është një lloj yndyre në ushqime dhe zakonisht është e lëngshme në temperaturën e dhomës. Ky lloj yndyre zakonisht nuk rrit nivelin e përgjithshëm të kolesterolit në gjak të trupit kur hahet në sasi të moderuar. Ushqimet e pasura me yndyrna të pangopura të cilat mund të zëvendësojnë yndyrnat jo të shëndetshme përfshijnë sa vijon:

  • Vaj ulliri
  • Vaj kanola
  • Arra dhe fara
  • Gjalp kikiriku
  • Vaj misri dhe vajra bimorë

Çfarë është kolesteroli?

Kolesteroli është një substancë dylli që bëhet nga trupi dhe gjendet në disa ushqime. Kolesteroli që gjendet në ushqime quhet kolesterol dietik dhe gjendet vetëm në ushqimet që vin prej kafshëve siç janë këto:

  • Mish
  • Pula
  • Peshk
  • Vezët
  • Produktet e qumështit
  • Ushqimet bimore (drithërat, pemët dhe perimet) nuk përmbajnë kolesterol. Nëse kolesteroli në gjak rritet shumë, atëherë kolesteroli mund të mblidhet në enët e gjakut dhe të shkaktojë dëme. Rekomandohet të kufizoni sasinë e kolesterolit në dietën tuaj.