MENU
klinika

Të infektuar në kopshte e gjimnaze

COVID-19 ‘infekton’ institucionet arsimore të Pogradecit

20.10.2020 - 11:05

COVID-19 ka hyrë në kopshtin dhe gjimnazet e qytetit të Pogradecit.

Kopshti ‘’Persefoni Treni’’ në lagjen nr.2 të qytetit juglindor është mbyllur pasi 4 edukatore janë infektuar me COVID-19.

1 javë më parë 2 sanitare të këtij kopshti u infektuar teksa në total ka 14 edukatore, nga të cilat 4 u infektuan kurse të tjerave u është marrë tamponi.

Po ashtu në dy gjimnazet kryesore të qytetit ‘’Muharrem Çollaku’’ dhe ‘’Gjergj Pekmezi’’, nga dy mësues për çdo shkollë kanë rezultuar me COVID-19.