22.10.2020 - 08:33
6 punonjës të hipotekës së Korçës kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 duke e çuar në 8 numrin në total të të infektuarve brenda këtij institucioni.
2 punonjëset e para që rezultuan pozitive u identifikuan në datën 15 Tetor.
Ditën e djeshme, ashtu siç shihet dhe në shkresë drejtoria vendore e institutit të shëndetit publik në zbatim të masave për parandalimin e Covid 19 ka kërkuar mbylljen e këtij institucioni, ndërkohë që drejtoresha e ASHK-së Besa Spaho ka urdhëruar mbyllje nga data 21 deri në datën 25.
Bëhet me dije që mëngjesin e sotëm pritet të bëhet dhe dezinfektimi i ambienteve .
Po ashtu është marrë tamponi gjithë punonjësve të katit të parë, ndërkohë që gjithë personeli do të vendoset në vetëkarantinim deri ditën e hënë, atëherë kur pritet të nisë shërbimi për qytetarët.