Tragjedi në familjen Bajlozi nga Prrenjasi, ku 6 orë pas mësueses së muzikës, Irena, ka ndërruar jetë edhe i vëllai i saj. Motër e vëlla, kanë qenë të shtruar në spitalin Covid në Tiranë.
Sipas burimeve, edhe kunata e Irena Bajlozit, ka qenë e infektuar nga Covid-19, ndërsa e ka kaluar lehtë. Por bashkëshorti i saj nuk ia ka dalë, duke bërë që sot familja Bajlozi të përballet me një tragjedi të dyfishtë.
Në një postim në rrjetet sociale, Bashkia e Prrenjasit ka ndarë lajmin e trishtë për vdekjen e mësueses, për të cilën thotë se do të mbetet ikona e artit dhe e muzikës së qytetit.
POSTIMI
Qyteti i Prrenjasit është zgjuar sot nga një lajm i trishtë, ndarja e parakohshme e mësueses artiste Irena Bajlozi.
Një mësuese model që gjithë jetën e saj ia kushtoi artit, muzikës duke mësuar breza të tërë.
Irena mbetet ikona e artit dhe e muzikës në qytetin Prrenjas që punoi me pasion, përkushtim dhe profesionalizëm!
Kontributi dhe jeta e saj artistike do të jetojë gjatë mes miqsh, kolegësh, nxënësish, në secilin prej nesh.
U prehsh në paqe mësuese Irena Bajlozi!Ngushëllime familjarëve!