02.10.2020 - 10:22
17 mësues dhe 7 nxënës kanë rezultuar pozitiv me koronavirus që nga hapja e shkollave deri më tani.
Mësohet se janë rreth 37 mësues dhe 14 nxënës, të cilët janë karantinuar, ndërsa procesi mësimor vijon normalisht.
Bëhet me dije se të infektuarit me covid janë kryesisht në shkollat publike të Kurbinit dhe Mirditës.
Kujtojmë se deri më tani nuk është mbyllur asnjë shkollë pavarësisht numrit të infektuarve.
I vetmi institucion që është mbyllur është qëndra shëndetësore në Vlorë ku dhe rezultuan të prekur nga koronvirusi 5 persona të stafit mjekësor.