MENU
klinika

"Flisni budallallëqe!"

Daçiç nervozohet me serbët!

02.10.2020 - 15:33

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç është nervozuar me disa qytetarë serbë që tregojnë se ku janë varrosur shqiptarët në të gjithë Serbinë.

“Lëreni ju amerikanët, gjermanët, turqit, çfarë të bëjmë ne me serbët? Që ju tregojnë shqiptarëve, kroatëve, e flasin lloj lloj budallallëqesh të ndryshme, e ju tregojnë se ku janë varrosur shqiptarët në gjithë Serbinë”, tha Daçiç i nervozuar në emisionin “Cirilica” në “Tv Happy”.

Daçiç, teksa shkoi më tej me këtë deklaratë tha se serbë po bashkëpunojnë me shqiptarët, pasi sipas tij nuk ka mundësi që dokumente sekrete në të cilat flitet për krimet e luftës dhe u realizuan nga shërbimi serb BIA, të bien në duart e njerëzve të UÇK-së.

“Tani jua them, shikoni atë misionin e Vlejko Odalovic për gjetjen e personave të humbur, që pak nga pak shkojnë e hulumtojnë disa lokacione, të cilat i raportojnë disa spiunë të caktuar. E disa njerëz nga prokuroria jonë, prokuroria e krimeve të luftës bashkëpunojnë me shqiptarët. Si ka mundësi që dokumentet nga shërbimet tona, nuk e di nëse është prokuroria, të përfundojnë në duart e UÇK-së”, tha Daçiç.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës

Albin Kurti në Berlin më 25 prill, zbardhet axhenda

Inskenohet “pushtimi i Serbisë”

Vuçiç bën prova lufte në kufi me Kosovën

"Duhet ta forcojë prodhimin"

Raporti i FMN: Kosova e varur nga importi

Bllokimi i kosovarëve në kufi dhe tensionet në veri

O’Brien sot në Beograd për takime me krerët e Serbisë!