MENU
klinika

"Unë nuk u strehova në Kuvend"

Daçiq: Ja çfarë menduam të bënim me Vuçiqin

26.10.2020 - 11:22

Kryetari i Kuvendit të Serbisë dhe udhëheqësi i Socialistëve, Ivica Daçiq, deklaroi se gjithçka që po bëhet tani në formimin e Qeverisë së Serbisë po bëhet me qëllim të një marrëveshjeje strategjike për vitin 2022, domethënë “një paraqitje e bashkuar e socialistëve dhe progresistëve në zgjedhjet lokale, parlamentare dhe presidenciale”.

“Unë nuk u strehova në Kuvend, por doja të bëja punën që unë dhe Aleksandar Vuçiq menduam se do të ishte më e mira. Vuçiq nuk kishte pse të më ofronte pozicionin e presidentit të parlamentit”, tha Daçiq për Prva TV.

Ai mes tjerash shtoi se vendi i tij do të përballet me zgjedhje më 2022 dhe siç tha ai “këtu ka disa sëmundje, njëra prej të cilave është miopia”./ gazetaexpress