MENU
klinika

Pritet të futen bashkëshortet

Dalin nga greva 10 naftëtarë të ngujuar prej 18 ditësh

15.10.2020 - 09:38

Naftëtarët e Ballshit prej 18 ditësh janë futur në grevë urie, pasi kërkojnë pagat e tyre dhe rikthimin në punë.

Ditën e sotme bëhet me dije se për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore kanë dalë nga greva 10 naftëtarë të cilët ishin të ngujuar prej 18 ditësh.

Mësohet se në vend të tyre pritet që të futen në grevë urie bashkëshortet e naftëtarëve.

Kujtojmë që ditën e djeshme naftëtarët zhvilluan një takim me me përfaqësuesit e uzinës për përpunimin e naftës, por që rezultoi pa sukses.

Pak më parë mjekja Sidorela Asllanaj u ka bërë thirrje naftëtarëve që të ndërpresin grevën, pasi gjendja e tyre shëndetësore po rëndohet.