MENU
klinika

"Gëzuar o ëmbëlsirë"

Dardi 1 vjeç/ Gaz Paja i bën urimin special

29.10.2020 - 10:48

Gaz Paja dhe Ira u bënë prindër për herë të parë në tetor të vitit që lamë pas. Ira solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin Dard.

Sot është bërë një vit që nga ardhja e tij në jetë dhe nuk ka munguar një festë mes miqsh. Gazi ka publikuar në Instagram një foto familjare, të shkrepur nga festa, ku shihet me Irën dhe të voglin pranë. Ai ka shkruar për Dardin urimin më të ëmbël, madje dhe me rimë.

“Dard
1 vjec sot Bir
1 vjec sot o embelsire.
Te ka babi zemer
Te ka vene ty emer
Une Ti Mami, jemi skuader
Dhe pse te mban me shume me hater
Gezuar djali im.
U befsh plak i madh”, ka shkruar Gazi krahas fotos.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN