MENU
klinika

Serie A, Java 4

Debutuesit ndalin kampionët, Juve humb terren

17.10.2020 - 21:43

Juventus është ndalur dy herë brenda 4 javëve dhe një ndeshje e ka fituar në tavolinë. Shenja që tregojnë se kampionët po humbin terren, kur sonte nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 me debutuesit në Crotone.

Juventus e nisi keq takimin. Ekipi vendas shënoi në minutën e 11′ të ndeshjes me anë të Simy. Lojtari i Crotones mposhti me penallti Buffonin. Bonucci shkaktoi një 11-metërsh pas ndërhyrjes së gabuar në zonën e tij dhe gjyqtari nuk hezitoi të akordonte penallti

Më pas, Alvaro Morata ka gjetur golin e parë që pas rikthimit në ekipin e Juventusit. Ai ka barazuar rezultatin pas një pasimit mjaft të mirë të Chiesas në minutën e 21′. Për këtë të fundit ishte debutim. Mbyllet 1-1 pjesa e parë.

Kampionët kompromentojnë ndeshjen në 60’, kur Chiesa ndëshkohet me karton të kuq pas një faulli të rëndë. Gjithsesi, është sërish Morata që shënon në 76’, por këtë herë goli anulohet për jashtë loje. Mbyllet në barazim, me Juventusin që lë 2 pikë.