MENU
klinika

Lëvizja e fundit

Dermaku ndryshon skuadër, mbetet në Itali

05.10.2020 - 11:21

Një tjetër lëvizje në ditën e fundit të merkatos për futbollistët e Kombëtares shqiptare. Pas Endri Çekiçit, është radha e mesfushorit tjetër kuqezi, Kastriot Dermaku.

Shtatlarti shqiptar ka ndërruar skuadër, por jo shtet. Klubi i Lecces ka konfirmuar se e ka huazuar Kastriot Dermakun për këtë sezon. Në rast se Lecce ngjitet në Serie A, atëherë ka të drejtën e blerjes nga Parma, që zotëron kartonin.

Dermaku nuk pati shumë hapësira sezonin që lamë pas me Parmën, që u rikthye pas kaq shumë vitesh në Serie A. Mesfushori kuqezi bën një hap pas, do të luajë në Serie B, por me siguri do të ketë hapësira më shumë, për më tepër, me një skuadër pretendente për t’u ringjitur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Transferimi i mesfushorit kuqezi

Çekiçi lë Slloveninë, prezantohet në Turqi