MENU
klinika

Nofka, dieta dhe muzika

Dhëndër i Maradonës, 10 kuriozitete për Agueron

23.10.2020 - 21:50

Nga marrëdhënia me vajzën e Maradonës deri te nutricionisti italian, që e ndjek atë. Video-lojëra dhe rekorde… Ju njohim me Kun Agüero, përmes 10 kurioziteteve mbi të.

Pseudonimi “Kun” – Që në moshë të re, Sergiio Agüero është mbiquajtur kështu për një ngjashmëri që kishte me personazhin e një filmi japonez me kartonë (Kum Kum il cavernicolo), krijuar në vitet ‘70, transmetuar edhe nga televizionet lokale italiane më 1980.

Marrëdhënia me vajzën e Maradonës – Sulmuesi argjentinas ishte fejuar zyrtarisht me Giannina Maradona, vajza e dytë e “Pibe de Oro”. Kjo fejesë zgjati deri në vitin 2013. Aguero, gjithashtu, ka një djalë me vajzën e legjendës së futbollit, Benjamin, i lindur më 2009.

Bota e muzikës – Në Amerikën e Jugut, sulmuesi i Manchester City ka qenë vazhdimisht protagonist edhe në fushën e muzikës. Në vitin 2008 u shfaq në një këngë të “Los Leales”, me titull “Kun Agüero” dhe, në të njëjtin vit, regjistroi një këngë kushtuar Giannina. Kjo këngë kishte në klip edhe praninë e Maradonës. Gjithashtu, në vitin 2019, ai u shfaq në një video të “Tini Stoessel”, një ish-yll i adoleshencës, i njohur me emrin Violetta.

Dieta italiane – “Midis viteve 2013 dhe 2016 nuk kam qenë në gjendje të përshtatem mirë me ushqimin. Pastaj u njoha me një nutricionist italian dhe ndryshova qasjen time në këtë drejtim”. Në këtë intervistë për “TyC Sport”, Agüero zbuloi një nga sekretet e tij: ushqimin e saktë dhe peshën e rregullt.

Rekordmen në Argjentinë – Agüero po kalon vitet më të mira të karrierës së tij. Një karrierë që lloi 17 vite më parë. Ai debutoi në elitë me Independiente, 15 vite e 35 ditë më parë, në një ndeshje kundër San Lorenzo. Ai u bë futbollisti më i ri ndonjëherë, që debutonte në elitën e futbollit kombëtar të Argjentinës (Primera División). Kësisoji, Kun theu edhe rekordin e ish-vjehrrit, Diego Armando Maradona.

Rekordmen në Angli – Në Argjentinë e filloi karrierën si futbollist, në Spanjë u rrit, në Angli u “shenjtërua”. Me 180 gola, Sergio Agüero është golashënuesi më i mirë i huaj në historinë e Premier League, i katërti në klasikimin e përgjithshëm të saj. Ai, gjithashtu, u bë i pari në listën e “tripletave”, me 12 të tilla, duke mposhtur legjendën Alan Shearer.

90 + 4’ – Vetëm Sergio Agüero dhe Michael Thomas në historinë e kampionatit anglez mund të thonë se kanë fituar një titull në frymën e fundit, me golin e tyre. I dyti frymëzoi librin dhe filmin Ethet në 90’, i pari hyri si legjenda e 90 + 4’, minutë në të cilën shënoi golin vendimtar ndaj QPR, për t’i dhënë Manchester City titullin e Premier League në vitin 2012, titull që vinte pas 44 vitesh.

Ai shpëtoi një tifoz, ndërsa po luante – Në vitin 2015, gjatë ndeshjes kundër Evertonit, Kun Aguero shpëtoi një tifoz, që ishte në shkallët e stadiumit dhe u kap nga një krizë epileptike. “Qytetarët” po përgatiteshin të ekzekutonin një këndore, Agüero vuri re që tifozi ishte i sëmurë dhe tërhoqi vëmendjen e gjyqtarit dhe stafeve mjekësore. Për fat të mirë, tifozi e mori veten dhe falënderoi publikisht Kun.

aksident aguero

Aksidenti me taksi – Në vitin 2017, sulmuesi argjentinas ishte në Amsterdam për të ndjekur një koncert të Maluma. Pas eventit muzikor, ai u drejtua për në aeroport me një taksi, e cila bëri aksident. “Shoferi nuk e pa kthesën dhe makina rrëshqiti, u batua”, – shpjegoi vetë Kun. Pasojat? Një brinjë e thyer dhe nja dy muaj pushim për të.

Gjithashtu, yll në Twitch – Gjatë pushimit të gjatë për shkak të “Coronavirus”, Agüero bëri emër edhe në Twitch. Më 12 prill hapi kanalin e tij në platformën “streaming” dhe disa muaj më vonë u bë shumë i njohur, falë pasionit të tij për video-lojëra, në veçanti për FIFA20.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN