10.10.2020 - 09:34
Në ditën e 13 të grevës së urisë gjendja shëndetësore e 10 naftëtarëve vjen duke u rënduar.
Në mbështetje të grevistëve qëndrojnë me dhjetëra protestues, të cilët janë drejtuar në qendër të qytetit të Ballshit, për të bllokuar rrugën nacionale Fier-Ballsh.
Ndonëse janë të vetëdijshëm se protesta e tyre është e kundraligjshme ata janë të vendosur për të bllokuar rrugën nacionale.
Tashme në hyrje të portës qëndron pankarta “Uzina e jona, duam lekët tona”. Ndërkohë jashtë qëndrojnë naftëtarë të tjerë dhe të afërm të tyre që sa vijnë e shtohen.
Me kalimin e kohës gjendja e tyre shëndetësore po përkeqësohet akoma më shumë. Ditën e djeshme kreu i sindikatës së naftëtarëve u shtrua në spital pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.