MENU
klinika

Fansat janë të bindur se...

Dhurata Dora në bashkëpunim me artistin me famë botërore?

23.10.2020 - 13:18

Fansat janë të bindur se Dhurata Dora dhe Dj Snake po sjellin një bashkëpunim.

Shkak është bërë një foto që Soolking ka postuar me artistin me famë botërore në Instagram, ku Dhurata ka lënë një koment, duke shkruar “Më të mirët”. Si duket dy djemtë e sukseshëm po sjellin një bashkëpunim, por ka shumë që mendojnë se mund të jetë edhe një trio.

Nga një vëzhgim i shkurtër në rrjetet sociale, vumë re se autorja e hitit “Ferrari” e ndjek Dj e mirënjohur, kurse ky i fundit nuk e ndjek atë.

Megjithatë ende nuk i dihet.

Kjo verë ka qenë shumë e suksesshme për Dhuratën. Ajo ka publikuar 3 projekte, një solo “Ferrari” dhe dy bashkëpunim me Azetin “Fajet” dhe “Xhep Remix”.