MENU
klinika

Dyshimet e para

Digjen 2 makina në orët e para të mëngjesit në Vlorë

25.10.2020 - 09:16

Digjen dy automjete të parkuara në lagjen ‘Pavarësia’, Vlorë gjatë orëve të para të mëngjesit.

Bëhet me dije se makinat që janë përfshirë nga flakët është një makin tip ‘Volkswagen’ dhe një makinë tip ‘Smart’.

Mësohet se mjeti tip ‘Volkswagen’ në pronësi të shtetases F.F. është djegur pjesërisht, ndërsa mjeti tip ‘Smart’ në pronësi të K.D. është shkrumbuar plotësisht nga flakët.

Dyshohet se ngjarja është aksidentale, ndërsa grupi hetimor po kryen punon për zbardhjen e rrethanve të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Pavarësia” Vlorë, kanë marrë flakë në parkim 2 automjete, ku si pasojë automjeti i markës Smart në pronësi të shtetases K.D., është djegur plotësisht dhe automjeti i markës Volksëagen në pronësi të shtetases F.F., është djegur pjesërisht, dyshohet se ngjarja është aksidentale.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me ngjarjen e ndodhur.