MENU
klinika

Arsyeja që "zemëroi" parizienët

Pse duhet ta shihni dhe ju “Emily in Paris”!

13.10.2020 - 10:58

Para disa ditësh në platformën Netflix, filloi seriali i ri i cili bëri bujë që në fillim vetëm nga traileri, “Emily in Paris”.

Filmi bazohet në personazhin kryesor me po të njëjtin emër dhe zhvendosjen e saj nga Amerika, Chikago në Francë, Paris për të punuar. Përveç vendeve të bukura dhe veshjeve të saj shumëngjyrëshe, ky film na tregon mënyrën e jetesës së parizienëve dhe sekretet e tyre!

‘Emily in Paris’, seriali i ri që më gozhdoi para Netflix

Sipas tij nuk je një parisien nëse nuk ndjek këto rregulla

1-Të punosh për të jetuar jo të jetosh për të punuar.

2-Të fillosh punën në orën 10 e 30 të mëngjesit.

3-të pish një gotë verë dhe në orët e para të ditës

4- të jesh sa më shumë minimaliste

5-Të bësh dashuri çdo ditë pasi jeta nuk jetohet ndryshe

6-Shallin e qafës duhet ta  vendosësh gjithmonë në anë

7-Parisi duket një qytet i madh por në pak kohë  do të thuash që është shumë i vogël pasi do të njohësh të gjithë

8- Në javën e modës do të duash të shkosh sa më larg

9- Shampanja dhe vera duhet shijuar me ngadalë

10- Nëse jeton atje nuk do shpëtosh pa u bërë një bloggere

‘Emily in Paris’, seriali i ri që më gozhdoi para Netflix

Seriali është pritur deri-diku mirë nga ata që e kanë Parisin një ëndërr të parealizuar, por s’mund të thuhet e njëjta gjë për francezët, të cilët nuk janë treguar aspak dashamirës ndaj tij.

“Bereta. Brioshë. Bageta. Kamarierë të pasjellshëm. Portierë të inatosur. Të dashuruarit dhe zogjtë. Mendoni një gjë klishe për Francën dhe francezët dhe do ta gjeni në ‘Emily in Paris’,” shkruan 20 Minutes.

“Ky serial i portretizon banorët e kryeqytetit si snobë të poshtër, të fiksuar pas çantave Birkin që ndezin një cigare sapo dalin nga palestra,” shkroi faqja MadmoiZelle.

‘Emily in Paris’, seriali i ri që më gozhdoi para Netflix

Ndërkohë, vëmendja e vajzave fashioniste së fundmi ka kaluar tek ky serial.

Emily nuk punon në Vogue, edhe pse gardëroba e saj duket sikur ka dalë nga revistat e modës. Ajo ka studiuar Marketing dhe punon në një kompani të madhe reklamuese të firmave të luksit në Chicago.

‘Emily in Paris’, seriali i ri që më gozhdoi para Netflix

Emily ka një veshje të re për çdo ditë, aksesorë Chanel, kostume dhe fustane nga Ganni, Fendi, Versace etj. Çdo look është për t’u fotografuar, pa përmendur kafenetë e shtrenjta, restorantet luksoze të Parisit, ku ajo duket se shpenzon shumicën e kohës. Që nga pallto jeshile, kapelja rozë Versace, xhupi me print lulesh, xhaketa me kuadrate që vesh tek fundjava me mikeshën e saj, e plot të tjera.

‘Emily in Paris’, seriali i ri që më gozhdoi para Netflix

Edhe kolegët e saj janë mjaft sqimatarë, por jo aq të guximshëm në zgjedhjen e gardërobës. Shefja e saj preferon look-un klasik parizjen, me veshje të zeza, dekolte ekstravagante dhe pamje “effortless”.

Gardëroba e Emily frymëzon gjithkënd të dalë nga zona e komfortit, tek ato kostumet e mërzitshme që jemi mësuar t’i shohim nëpër punët e zyrës. Ajo na jep disa ide shumë të mira për ti dhënë tone të tjera përditshmërisë tonë.

Në cilin grup futeni ju? Tek ata që e “ahurojnë” serialin? Apo tek ata që e kritikojnë?

 

 

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?