MENU
klinika

Dënohen 2 titullarë të Tiranës

Disiplina nuk fal edhe për veprimet në miqësore

31.10.2020 - 19:11

Nuk kishte ndodhur më parë që Komisioni i Displinës në FSHF të dënonte futbollistë duke u nisur nga ndeshje miqësore. Pa nisur ende sezoni, Tirana dhe Bylisi janë penalizuar nga Komisioni i Disiplinës.

Kampionët e Shqipërisë nuk do të kenë në dispozicion për 4 ndeshje dy titullarët Idriz Bathën dhe Agustin Torasën për sjellje të pahijshme ndaj zyrtarit të ndeshjes miqësore.

Pa u “lagur” nuk ka shpëtuar as sulmuesi i ri i Bylisit, Qudus Lawal. 25-vjeçari është pezulluar për 5 takime pasi ka goditur me shkelm njërin prej kundërshtarëve gjatë njërës prej ndeshjeve miqësore.

VENDIMET 

1.Lojtari i KF Bylis, Qudus Abiodun Lawal, për goditje me shkelm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

2.Lojtari i KF Tirana, Agustin Gonzalo Torassa, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

3.Lojtari i KF Tirana, Idriz Batha, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.