MENU
klinika

Kryeministri i prerë: Nuk do të ketë një paketë të tretë për ekonominë

“Do t’ju mund më 25 prill. Ti je lideri i vërtetë i…”- Rama debat për maskat

15.10.2020 - 20:46

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të ketë një paketë të tretë për rimekembejn e ekonomisë, pas krizës së shpërthimit të pandemisë së COVID-19. Rama solli edhe rastin e Serbisë, që sipas tij në xhepat e qytetarëve serbë kanë shkuar pak para në krahasim me atë që është bërë publike në media.

Rakipllari: Do ketë apo jo një paketë të tetë për rimëkëmbjen për ekonominë? Siç e kishte Maqedonia që pati një paketë të katërt për turizmin para dy ditësh?

Rama: Nuk e kam thënë asnjëherë që do të ketë. Unë nuk numëroj miliona në televizor, por shoh shifrat konkrete dhe disbursimet të të gjitha vendeve. Deklaroi edhe Serbia që ishte edhe më e madhe se e gjithë botës, se ishte para zgjedhjeve, por çfarë u ka shkuar qytetarëve në xhep është komplet tjetër nga ajo. E çfarë janë nga ato shifra kredi e çfarë janë pagesa direkte është një gjë krejt tjetër.

I ftuar në “Opinion”, Rama u përfshi në debat me gazetarin Blendi Fevziu, duke e konsideruar liderin e vërtetë të Partisë Demokratike. Rama tha se do ta mundte opozitën në zgjedhjet e 25 prillit.

Kryeministri Edi Rama thotë se gjobat për maskat nuk do të falen, pasi ato do të vihen në faturën e energjisë.

Biseda e plotë:

Rama: Unë dua ta trajtoj këtë situatë si një familje. Unë nevoja elektorale nuk kam. Unë më 25 prill, partinë tënde (i drejtohet Fevziut) do ta mund.

Fevziu: Se çfarë do mundësh ti, shko sqaron qytetarët shqiptarë. Të falësh gjoba para zgjedhjeve, të heqësh taksa, unë kam të drejtën time ta konsideroj elektorale. Mua nuk më mund dot. Ti mund Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin, po i munde.

Rama: Ti je lideri real në terren i madh i PD-së. Lideri i madh është ai lalës, ai tjetri është lideri virtual i PD.

Fevziu: Nuk të shpëton kjo puna e gallatave në zgjedhjeve.

Rama: Do t’ju mund më 25 prill. Problemi me gjobat, është që maskat do të qëndrojnë gjatë deri në dalje të dimrit. Tani, frika më e madhe është se çfarë do të sjellë gripi sezonal. Gjobat do të merren në faturën e dritat dhe nuk kanë mundësi të falen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Tirana e Durrësi mund të bëhen Valertoja jonë”

Rama: Do vazhdojmë rezistencën deri kur të bjerë bilbili i fundit