MENU
klinika

Bundesliga, java 4

Dortmund nuk shkëlqen, vlejnë tri pikët

17.10.2020 - 16:29

Atë që nuk e bëri Bayern Munchen përballë Hoffenheim, teksa u turpërua, e bën Borussia Dortmund, që ndonëse nuk shkëlqen, fiton 0-1 dhe merr tri pikë me vlerë, që e ngjisin në vendin e dytë.

Goli që ka vendosur ndeshjen është realizuar në pjesën e dytë. Autori ka qenë Reus, i cili ka shënuar me portën e boshatisur falë një asisti të Haaland.

Kreun e mban Leipzig, që fitoi 2-0 në fushën e Augsburg. Ndeshjet e tjera dhanë këto rezultate: Freiburg-Werder Bremen 1-1, Hertha Berlin-Stuttgart 0-2, Mainz-Bayer Leverkusen 0-1.

Në 18:30 luajnë Arminia Bielefld-Bayern Munchen dhe në 20:30 Borussia Monchegladbach-Wolfsburg.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN