MENU
klinika

"Ftojmë Bashën dhe këdo që të njihet nga afër me këtë projekt madhor"

Drejtuesit të Landfillit të Sharrës: PD të ndalë akuzat, kërcënimet, shpifjet dhe të pavërtetat!

18.10.2020 - 20:41

Shoqëria konçesionare “Integrated Energy BV SPV” që ka në menaxhim Landfillin e Sharrës e kanë cilësuar denoncimin e Partisë Demokratike ndaj disa punonjësve si një veprim i ulët.

Në reagimin zyrtar të kompanisë, fill pas sulmeve të bëra ditën e sotme nga ana e dy përfaqësuesve demokrat, Ina Zhupa dhe Belind Këlliçi, ata ftojnë të gjithë opozitarët me në krye Lulzim Bashën të vijnë dhe të inspektojnë këtë landfill, për të parë nga afër investimet e kryera.

Ato vënë theksin se akuzat e lëshuara nuk janë gjë tjetër veçse shpifje.

  • Deklarata e plotë

Tiranë më, 18.10.2020

Nga: Shoqëria “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k

Deklaratë

Shoqëria konçesionare “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k është një shoqëri me investitorë të huaj, e cila çdo ditë po përballet me sulme dhe gënjeshtra të paprecedenta. Sot u njohëm me një tjetër shpifje të ulët, sipas të cilës punonjësit tanë kanë penguar dhe agresuar përfaqësues të Partisë Demokratike. Sot në orët e para të mëngjesit disa punonjës të mirëmbajtjes në Landfill ftuan për të hyrë brenda disa anëtarë të Partisë Demokratike, të cilët qëndronin jashtë territorit të Zonës së Trajtimit të Mbetjeve. Ftesës së punonjësve për t’u njohur me projektin përfaqësuesit e Partisë Demokratike ju përgjigjën negativisht. Pranë tyre shkuan punonjësit e gjelbërimit, të cilët më pas në media mësuam se u akuzuan nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike si individë të paidentifikuar që shantazhuan dhe kërcënuan anëtarët e Partisë Demokratike. Bëjmë me dije, se ata punonjës janë jo vetëm pjesë e kompanisë, por dhe e komunitetit të zonës që jetojnë prej vitesh me Sharrën dhe janë pjesë e ndryshimit të saj. Ashtu siç shihet edhe në atë video jo të plotë që vetë Partia Demokratike ka shpërndarë, punonjësit e kompanisë ftojnë përfaqësuesit politikë të hyjnë brenda, por ata në të gjitha rastet jo vetëm refuzojnë, por i marrin dhe në pyetje. Me keqardhje vëmë re, se përpjekjet për të kthyer këtë situatë në shantazhim apo kërcënim nga ana e kompanisë dhe për tu viktimizuar nga ana e përfaqësuesve të Partisë Demokratike janë të ulëta dhe keqdashëse. Denoncimi në polici për shkak se punëtorët nuk kanë mbajtur qetësi gjatë leximit të deklaratës nga anëtarët e Partisë Demokratike, është një tjetër veprim i ulët për shpifjen e rradhës, e cila nuk viktimizon dot askënd dhe nuk mund të njollosë as kompaninë dhe as punonjësit tanë. I bëjmë thirrje Z. Lulëzim Basha dhe Partisë Demokratike të ndalojë akuzat, kërcënimet, shpifjet dhe të pavërtetat që deklaron çdo ditë në adresën tonë. Ftojmë z.Basha dhe këdo që ka interes të vizitojë Zonën e Trajtimit të Mbetjeve Tiranë, të njihet nga afër me këtë projekt madhor.

Ju faleminderit!

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!