MENU
klinika

Superliga e Kosovës, Java 9

Drita i afrohet kreut, Duro merr fitoren e parë

27.10.2020 - 17:57

Në javën e 9-të të IPKO Superligës së Kosovës, janë luajtur edhe dy sfida delikate, ku Arbëria është mundur sërish dhe në fushën e vetë ka pasur përballë një kundërshtar potencial si Drita, që në saj të golit të Shabanit në limitet e pjesës së parë ka ruajtur avantazhin deri në fund të sfidës, duke marrë 3 pikët.

Ndërkohë që Feronikeli me trajner Klodian Duron ka fituar dhe ka mposhtur një skuadër simpatik si Llapi. Trajneri Duro ka marrë 3 pikët, duke e futur skuadrën në “shinat” e duhura dhe golin e ka shënuar një ish-i Superiores, Yll Hoxha që spikati me Kukësin, por luajti edhe me Flamurtarin e Vlorës.

Kwto ishin dy ndeshjet e para tw javës sw nwntw, nesër luhen 3 ndeshjet e tjera nw orën 14:00: Drenica-Trepca 89, FC Ballkani-Prishtina Gjilani-FC Besa. Kampionatin pwr momentin e kryeson Ballkani.