MENU
klinika

Preidenti i FSHF

Duka: Kampionati do të fillojë me patjetër

19.10.2020 - 10:45

“Kampionati do të fillojë me patjetër”. Kështu u shpreh Presidenti i FSHF, Armand Duka, teksa ishte ditën e sotme në një takim me rektorin e Universitetit të Sporteve, teksa më pas foli për mediat.

“Dua të falënderoj rektorin që organizoi këtë vizitë sot. Bashkëpunimi është i domosdoshëm, jo vetëm me Universitetin e Sporteve por dhe me çdo institucion tjetër edukimi sportiv, apo edukimi të profesioneve që i shërbejnë futbollit.

Kemi interes për këtë bashkëpunim, për të siguruar të ardhmen e futbollit. Në bashkëpunim me Profesor Agron Kasën do të organizojmë disa jo kurse thjesht spontane, por duke e futur në shkolla dhe master, për të përgatitur specialitet si përgatitësi fizik, videoanalistin apo specialistë të tjerë që i duhen skuadrave dhe futbollit modern.”

Kampionati? – “Patjetër që do të luhet. Politika në Shqipëri nuk ka pasur prioritet asnjë lloj sporti, nuk ka pasur strategji, nuk ka politika të mirëfillta, vetëm ka shfrytëzuar ndonjë rezultat të arritur. Duhet politikë, strategji shtetërore për zhvillimin e sportit.

Një nga themelet padyshim që janë financat dhe Ligji i Sponsorizimit do ishte një hap, një dritë jeshile për të thënë që ne po mendojmë. Nuk është se do na shpallë kampionë Evrope, por do të ishte një hap përpara.”

Kombëtarja? – “Nuk ka asnjë plan rezervë, trajneri do të vazhdojë të përgatisë dy ndeshjet e radhës dhe duam të marrim gjashtë pikë. Nuk mund të jemi të lumtur me pikët e marra në katër ndeshjet e para, por nuk mund t’i quaj paraqitje absolutisht negative.

Dy ndeshjet në transfertë, të fundit, i luajtëm më mirë se ajo kundër Lituanisë. Nuk janë ndeshje të lehta, por ne jemi të ndërgjegjshëm që steka e Shqipërisë sot është lart dhe ne mërzitemi shumë kur humbim jashtë apo kur barazojmë. Dikur lumturoheshim kur humbnin me një gol diferencë. Në dy ndeshjet e radhës në nëntor ne duhet të sigurojmë vendin e parë”.

Lojtarët e rinj? – “Shumë mirë që janë afruar për të luajtur, Nations League është kompeticioni më i mundshëm t’i aktivizosh. Të gjithë më kanë pëlqyer, janë e ardhmja e Shqipërisë dhe do jenë ata që do luajnë me Shqipërinë për objektivin e Euro 2024″, – u shpreh Duka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bekim Haxhiu sugjeron Kuvendin e Shqipërisë

Ligji i sponsorizimit, deputeti kosovar: Merrni tonin, është gati!