MENU
klinika

Kreu i FSHF: Ligji, jo çështje numrash

Duka takon Ramën, por futbolli pa datë fillimi

23.10.2020 - 14:52

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka folur para gazetarëve, duke lënë të kuptohet se bojkotiti i ka ardhur fundi. Kreu i futbollit shqiptar ka pasur sot një takim me kryeministrin Edi Rama, duke marrë prej këtij të fundit premtimin se do të marrë në konsideratë kërkesat e Ligës Profesioniste:

“Ne duhet të bashkojmë paratë me pasionin. Për këtë po luftohet, që përmes ndryshimit të legjislacionit të bashkohet pasioni me paratë. Pra, pasioni mos të bëhet gropë për familjen dhe shoqërinë.

A do të fillojë futbolli? Shikoni, futbolli duhet të luhet dhe është e dëmshme ndërprerja e tij. Pra, është shumë i dëmshëm edhe për futbollistët. Një orë e më parë duhet luajtur futboll.

Nuk duhej të ndërpritej, duke arritur marrëveshjen gjatë lojës. Në një tavolinë të fundit që ka pasur Liga me qeverinë, na është premtuar se do të miratohet një nga dy propozimet. Unë kam pasur një takim me kryeministrin sot dhe më ka thënë që do ta marrë në konsideratë.

Fund bojkotit? Varet nëse Liga do të bindet me kaq apo do të ketë një zhvillim tjetër për të fituar futbolli. Ligji i Sponsorizimit nuk është çështje numrash. Një fond për sportin është pak, ka nevojë shumë më shumë për mbështetje.

Unë s’e di nëse bëra mirë apo keq që e tregova këtë, por mendoj se kryeministri Rama do të japë vetë ndonjë prononcim. Kush nuk është i lumtur kur fillon futbolli, të gjithë jemi të lumtur.

Cili variant do të pranohet? Absolutisht nuk do të isha dakord me propozimin e Ministrisë së Financave për Ligjin e Sponsorizimit në sport. Nuk prodhon para. Ka prodhuar zero para për 25 vite dhe tani do të prodhoje zero herë tre.

Nuk mund ta marrim në konsideratë. Teorikisht prodhon të njëjtën shifër, por aktuali nuk është funksional. Normalisht, kryeministri do të flasë me Ministrinë e Financave dhe vetë mund të dalë me ndonjë qëndrim” – u shpreh Armand Duka.

Qëndrimi i Ligës Profesioniste të futbollit

“Nuk ka ende asgjë zyrtare për të nisur kampionatin. Në orët në vijim do ketë më shumë detaje pasi di që zoti Duka është takuar me kryeministrin Rama dhe duhet të flasim me anëtarët e Ligës për të marrë një vendim. Ende nuk e kemi një datë për nisjen e Superligës”, – tha shkurtimisht Edvin Libohova, presidenti i Ligës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Administratori i Flamurtarit për ligjin e sportit

Idrizi: Çfarë kërkon Kokëdhima, bojkoti idiotësi

Libohova sqaron diskutimet në mbledhje

Presidenti i Ligës: Përgjigja finale nga Kryeministri

Ligji i Sponsorizimit në sport

Ekspertët kundër 30%, mund të pastrohen pará