MENU
klinika

Akademia Suedeze

Dy nobelistet në kimi, modifikuan ADN-në

07.10.2020 - 12:27

       Dy shkencëtare janë vlerësuar me çmimin “Nobel” në kimi, për vitin 2020, në lidhje me zhvillimin e mënyrës për modifikimin e ADN-së.

Emmanuelle Charpentier dhe Jennifer Doudna u shpallën fitueset e këtij viti të çmimit prestigjoz për punën e tyre mbi teknologjinë e modifikimit të gjenomit.

Zbulimi i tyre, i njohur si Crispr-Cas9, është një mënyrë për të bërë ndryshime specifike dhe precize të ADN-së, në qelizat e gjalla.

Tashmë dy shkencëtaret do të ndajnë mes tyre dhe çmimin prej 1 milionë eurosh.

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave ka vendosur të japë Çmimin “Nobel” në kimi për 2020 për Emmanuelle Charpentier dhe Jennifer A. Doudna, për zhvillimin e një metode për editimin e gjeneve”.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Çmimit Nobel në Facebook, duke thënë se dy fizikantet e kanë zbuluar një nga mjetet më të mprehta të teknologjisë gjenike: gërshërët gjenetikë CRISPR / Cas9.

“Që kur Charpentier dhe Doudna zbuluan gërshërët gjenetike CRISPR / Cas9 në 2012 përdorimi i tyre ka shpërthyer. Ky mjet ka kontribuar në shumë zbulime të rëndësishme në kërkimet themelore dhe studiuesit e bimëve kanë qenë në gjendje të zhvillojnë të korra që i rezistojnë mykut, dëmtuesve dhe thatësirës. Në mjekësi, provat klinike të terapive të reja të kancerit janë duke u zhvilluar dhe ëndrra për të qenë në gjendje të kurojë sëmundjet e trashëguara është gati të realizohet. Këto gërshërë gjenetikë kanë çuar shkencat e jetës në një epokë të re dhe, në shumë mënyra, po sjellin përfitimin më të madh për njerëzimin” – thuhet në njoftim.

Kontributi i dy damave, Emmanuelle Charpentier dhe Jennifer A. Doudna, me zbulimet e tyre është tejet i madh për shkencën.