MENU
klinika

Formula 1

E ardhmja e Hamilton, piloti nuk lë dyshime

20.10.2020 - 15:41

E ardhmja e Lewis Hamilton është gjithmonë një temë e nxehtë. Javët e fundit u fol për një tërheqje të mundshme të pilotit të Mercedes, por për të shuar dilemat ka menduar vetë britaniku.

Në një prononcim për faqen zyrtare të Formula 1 në internet, Hamilton u shpreh se ende i pëlqejnë sfidat, sidomos pistat ku arrin maksimumin e shpejtësisë dhe për këtë, nënvizoi se është një vendim tepër i vështirë për t’u marrë.

Numrat e regjistruar në këtë sezon të Hamilton janë të jashtëzakonshëm dhe kjo duket se e shtynë akoma dhe më shumë drejt qëndrimit në Formula 1, duke mos menduar për asnjë moment pensionimin.

Kryesuesi i garës për pilotë, ka fituar 7 nga 11 garat e zhvilluar deri më tani, duke koleksionuar 230 pikë, 69 më shumë se ndjekësi më i afërt, Valteri Bottas.

Britaniku është favorit kryesor për të fituar edhe në Çmimin e Madh të  radhës, atë të Portugalisë. Kjo pistë rikthehet në botën e Formula 1 pas 24 vitesh dhe Hamilton ka shansin më të mirë për të kaluar dhe thyer rekordin e legjendës së këtij sporti, Michael Schumacher.