MENU
klinika

Ligji i Sponsorizimit në sport

Ekspertët kundër 30%, mund të pastrohen pará

22.10.2020 - 16:57

Javën e fundit u duk se do të kishim një zgjidhje për 4 kërkesat e Ligës Profesioniste të Futbollit drejtuar Qeverisë, por nëse në 3 kërkesa palët po negociojnë dhe janë afër të një emëruesi të përbashkët, thembra e Akilit mbetet Ligji i Sponsorizimit.

Aktualisht është 6% i tatim-fitimit t’i kalojnë sportit nga personat që sponsorizojnë, por 10 klubet e Kategorisë Superiore kërkojnë 30 përqind. Pra, hendeku është shumë i madh. Kjo është pika ku Liga këmbëngul fort dhe ka vijuar bojkotin.

Burime për “Konica.al” nga ekspertë në Ministrinë e Financave, bëjnë me dije se praktikisht është e parealizueshme. Së pari, sepse do të bënte një rrezik për sponsorë në sport që do të pastronin para. Së dyti, klubet shqiptare janë ende shoqëri aksionere ose tregtare, ku janë edhe bashkitë, pra vetë shteti në mes.

Sipas ekspertëve, teknikisht kërkesa e klubeve shqiptare është e parealizueshme. Megjithatë, të njëjtat burime saktësojnë se nëse ka një vendim politik, gjërat pastaj nuk janë në dorën e ekspertëve financiarë.

Pritet një takim mes Kryeministrit Rama dhe Presidentit të FSHF-së, Duka, dhe ndoshta brenda së premtes futbolli shqiptar mund të zgjidhë ngërçin, teksa nuk është luajtur asnjë javë në të gjitha kategoritë, përfshirë edhe futbollin e femrave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Administratori i Flamurtarit për ligjin e sportit

Idrizi: Çfarë kërkon Kokëdhima, bojkoti idiotësi

Libohova sqaron diskutimet në mbledhje

Presidenti i Ligës: Përgjigja finale nga Kryeministri