MENU
klinika

Krimi i rëndë në Himarë

Biznesmeni vritet teksa shëtiste me të shoqen

17.10.2020 - 08:24

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Himarën mëngjesin e kësaj të shtune. Mësohet se ndërtuesi Niko Goro është ekzekutuar me armë zjarri në shëtitoren e Himarës.

Bëhet e ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 09:00 kur viktima ishte duke shëtitur së bashku me bashkëshorten e tij, kur persona të paidentifikuar ende kanë qëlluar në drejtim të tyre me armë zjarri.

Si pasojë, Niko Goro, ka mbetur i vrarë, ndërsa bashkëshortja e tij është plagosur.