15.10.2020 - 18:58
Në Elbasan, tetë nxënës në gjimnazin “Kostandin Kristoforidhi” kanë shfaqur shenja të koronavirusit.
Sakaq, disa ditë më parë në këtë gjimnaz, tre mësues dhe një nxënës rezultuan të infektuar me COVID-19. Ata janë izoluar dhe po trajtohen ndërkohë dhe një pjesë tjetër gjithashtu që kanë pasur kontakt me to janë karantinuar.
Ndërkohë, nesër pritet të merret vendimi nëse do të mbyllen tre klasat ku bëjnë mësim tetë gjimnazistët apo do të vijojë mësimi sërish.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Ja qytetet ku u morën masat e para