22.10.2020 - 08:39
Kopshti numër 8 në Elbasan është mbyllur pasi 8 persona, edukatore dhe sanitare kanë rezultuar me covid.
Dy edukatore rezultuan të prekura disa ditë më parë. Tamponët e stafit nxorën pozitiv edhe 6 të tjera.
Bashkia e Elbasanit mori masa për mbylljen e kopshtit dhe dezinfektimin e ambienteve pasditen e djeshme.
Kujtojmë se kopshte janë mbyllur dhe në Fier dhe Vlorë.