Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka paralajmëruar dhe kërcënuar Greqinë se do i japë përgjigjen që meriton për tensionin e rindezur në Mesdheun Lindor.
Erdogan në fakt i referohej dy shteteve, Greqisë dhe pjesën greke të Qipros. Teksa riktheu sërish anijen tashmë të ‘famshme’ Oruc Reis në Mesdheun Lindor për kërkime, dje theshte se Turqia ka qëllime të mira, por sot thekson që s’ka për të pasur plan pa u respektuar të drejtat e Qipros turke në Mesdheun Lindor.
”Ne do të vijijmë t’i japim përgjigjen që meriton Greqia dhe Qiproja greke. I kemi treguar të gjithëve që s’do të ketë plan që nuk respekton të drejtat e vendit tonë dhe Qipros turke në Mesdheun Lindor.” – tha Erdogan.
Retorika e Erdogan ndryshon dita ditës ndërsa perëndimi mbështet Greqinë por BE ende s’ka ndërmarrë sanksione për Turqinë.