MENU
klinika

"Emocion i pabesueshëm"

Ermonela Jaho shkëlqen në Operën Greke

26.10.2020 - 13:46

        Pas thuajse 8 muaj pa aktivitet, Opera Kombëtare Greke hapi dyert

Prezantimi para publikut artdashës, erdhi me një video sa inteligjente, kaq dhe humoristike, titulluar “Opera greke është e sigurt”, me qëllim informimin e publikut mbi masat mbrojtëse shumë strikte.

Shfaqja e parë për sezonin e ri është “Madama Butterfly”, nga Giacomo Puccini.

Ishte një punë historike për Operën Kombëtare Greke, pasi është opera e parë e vënë në skenë ndonjëherë nga ajo si një organizatë e sapothemeluar, më 25 tetor 1940, tri ditë para shpalljes së luftës italo-greke.

Ermonela Jaho është rikthyer në skenë, pas 8 muaj mungese për publikun.

“Përpara dhe pas çdo shfaqjeje jam e përlotur, sepse ndihem me fat që jam aty. E puth skenën, sa herë që marr duartrokitje. Ndoshta, se mund të jetë hera e fundit. Ndoshta se shfaqja tjetër, do të jetë pas disa muajsh. Emocionalisht, është diçka e pabesueshme. Më tepër se e çuditshme është paksa e vështirë, të mos e shohësh të gjithë publikun e të ndjesh energjinë që të përcjell. Por sërish, edhe nëse është një person i vetëm që të sheh, që krijon një lidhje me ty, është arritje” – shprehet, Jaho

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Foto/ 'Të gjithë kemi një vend...'

Ermonela Jaho prezanton bashkëshortin