MENU
klinika

Thirrje për Kodin Zgjedhor

Eurodeputeti gjerman i PPE: Të respektohen institucionet si Komisioni i Venecias

27.10.2020 - 13:39

Eurodeputeti gjerman i PPE, Michael Gahler i është bashkuar thirrjes së komisionerit për zgjerimin në BE, Olvier Varhelyi se Komisioni i Venecias duhet respektuar.

Varhelyi tha për herë të dytë se opinioni i Komisionit të Venecias duhet të pritet nga Kuvendi dhe më pas ndryshimet në Kodin Zgjedhor të rivotohet.
Sipas Gahler, institucionet e rangut të Komisionit të Veneciar duhet të respektohet nga palët e interesuara dhe të përfshira.

Ndërkohë Rama përveç reagimit të djeshëm nuk ka folur më për këtë temë ç’ka nënkupton se dekreti për kthim i Metës kalon të enjtën në Kuvend për votim.

STATUSI NGA MICHAEL GAHLER
Deklarata e Komisionerit është e mençur, pasi institucionet si Komisioni i Venecias duhet të respektohen nga të gjitha palët e interesuara.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN