MENU
klinika

Premier League, Java 6

Everton pëson humbjen e parë dhe rrezikon kreun

25.10.2020 - 16:58

Everton ka pësuar humbjen e parë në këtë sezon pas shtatë fitoreve dhe një barazimi të marrë në ndeshjet e luajtura në kampionat dhe Kupën e Ligës. Skuadra e Ancelotti-t është mundur 2-0 në shtëpinë e Soauthampton dhe tani ndan kreun e Premier League me kushërinjtë e Liverpool-it.

Takimi i zhvilluar në St Mary Stadium është vendosur në pjesën e parë falë golave të Ward-Prose në minutën e 27-të dhe Adams në të 35-ën. Të dy asistet janë dhënë nga Danny Ings.

Një moment unik për sulmuesin e Shenjtorëve, i cili nuk kishte dhënë kurrë dy asiste në 117 ndeshjet e mëparshme të luajtura Premier League. Southampton është ngjitur në vendin e pestë të renditjes falë fitores së marrë sot, ndërsa Everton mbetet në vendin e parë me 13 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN