MENU
klinika

Covid-19

Evropa në modelin suedez? New York Times: Po, pa e njohur atë!

01.10.2020 - 12:34

Me valën e re të epidemisë së koronavirusit, vendet evropiane po rivendosin disa masa dhe ekspertët vlerësojnë se Evropa, megjithë kufizimet, gjithnjë e më shumë po përpiqet të zbatojë modelin suedez, themeli kryesor i të cilit është besimi në përgjegjësinë e çdo qytetari, shkruan New York Times.

Normaliteti i ri nuk është askund më i pazakontë sesa në Suedi, i cili është pothuajse i vetmi vend në Perëndim që refuzoi të fuste një bllokim të plotë këtë pranverë dhe nuk kishte asnjë masë tjetër kufizuese të detyrueshme.

Gjatë “Pranverës së Zezë”, Suedia nuk i mbylli kufijtë e saj, transporti publik funksionoi normalisht, dhe restorantet, kafenetë, institucionet publike, parukierët dhe studiot e yogës mbetën të hapura.

Parandalimi i infeksionit u bazua në solidaritetin dhe besimin suedez, domethënë në besimin e autoriteteve tek qytetarët se do të respektohen vullnetarisht masa të tilla si mbajtja e distancës dhe higjiena e rregullt e duarve.

Parandalon kolapsin ekonomik

Nëse ky ishte vendimi i duhur apo jo, ka qenë temë debati në të gjithë botën për muaj me radhë.

Shumë shkencëtarë kanë argumentuar se rezultati i një sjelljeje të tillë është një rritje në numrin e vdekjeve nga koronavirusi, ndërsa politikanë dhe aktivistë me mendje liridashëse kanë argumentuar se Suedia mund të jetë një model për të gjitha vendet.

Ekspertët kryesorë suedezë të shëndetësisë thonë se modeli suedez ishte adekuat dhe parandaloi kolapsin ekonomik të vendit.

Suedia e pranoi që qasja mund të mos ketë qenë e përsosur dhe se janë bërë gabime, veçanërisht në shtëpitë e pleqve, ku ndodhën një numër i madh i vdekjeve.

Analizat tregojnë se shkalla e vdekshmërisë në institucione të tilla në Suedi ishte dukshëm më i lartë se në vendet fqinje të “bllokimit”.

Por New York Times ngre pyetjen nëse rritja e mundshme e ulët e rasteve të reja në Suedi, krahasuar me rritjen relativisht të lartë në vendet e tjera evropiane, tregon se Suedia ka gjetur një ekuilibër, diçka që vendet e tjera e kanë dëshiruar me muaj?

Apo është thjesht një devijim i përkohshëm, i cili do të godasë të gjithë në kokë me ardhjen e një vale të re më të fortë, e cila parashikohet?

“Situata, tani për tani, duket pozitive”, thotë Anders Tegnell, kryedemiologu suedez, i cili ka fituar famë botërore me masat e tij liberale në luftën kundër COVID-19.

“Kopjo por mos njih!”

Suedia ka një popullsi prej gati 10 milion njerëz, dhe mesatarisht ajo ka pasur vetëm 200 infeksione të reja në ditë javët e fundit, edhe pse ky numër është rritur në 380 ditët e fundit.

Sidoqoftë, shkalla e infeksionit për frymë është më e ulët se në Danimarkë ose Hollandë, dhe dukshëm më e ulët se në vende të tilla si Franca dhe Spanja, të cilat, megjithë kufizimet e rrepta, regjistrojnë më shumë se 10,000 infeksione në ditë.

Kritikët e modelit kanë një përgjigje edhe për këtë pretendim – ata besojnë se Suedia po teston shumë pak njerëz, kështu që numri relativisht i ulët i infektimeve vjen si rezultat i “kontrollit” të pamjaftueshëm të qytetarëve.

Përsëri, këto teza mund të vihen në dyshim, pasi shifrat tregojnë se nga të gjithë ata që testohen, vetëm 1.2 përqind janë pozitive në Suedi, ndërsa në veri-perëndim të Mbretërisë së Bashkuar 7 përqind janë pozitivë.

New York Times kujton se në prag të një vale të re pandemie, shumë vende evropiane po zgjedhin kufizime më të rrepta.

Por udhëheqësit politikë, të vetëdijshëm se “bllokimi” i ri mund të shkaktojë probleme të paparashikuara, po kërkojnë respektimin maksimal të masave nga ana e arsyes së shëndoshë, të tilla si higjiena, distanca dhe maskat, për të parandaluar shembjen e ekonomisë.

Prandaj, thonë ekspertët, Evropa, megjithë kufizimet, gjithnjë e më shumë po përpiqet të zbatojë modelin suedez, themeli kryesor i të cilit është besimi në përgjegjësinë e çdo qytetari.

“Të gjitha vendet evropiane sot pak a shumë kombinojnë qasjen e tyre – testimin, karantinën dhe monitorimin e kontakteve të të infektuarve – me modelin suedez, por askush nuk dëshiron ta thotë kaq hapur. Në vend të kësaj, ata vazhdimisht bëjnë një karikaturë të Suedisë, duke e quajtur modelin e tyre jonjerëzor dhe të pasuksesshëm,” tha drejtori i Institutit të Gjenevës për Shëndetin Global, Antoine Flahault.

Një ndjenjë false e sigurisë

E vetmja masë e rreptë e futur në Suedi është që tubimet e më shumë se 50 personave, përfshirë muzeumet ose ngjarjet sportive, janë të ndaluara, por modeli suedez, thekson Flahault, ishte bazuar në “vetë-bllokim”, dmth besim tek qytetarët për t’u kujdesur për veten e tyre, shëndetin dhe punën, për të luftuar infeksionin pa diktat nga lart.

Tegnell pranon se është e mundur që Suedia aktualisht është në gjendje të mirë dhe mund të përfundojë në një periudhë të keqe, por thekson se një nga lokalitetet me më shumë raste ka ardhur në një situatë ku ata regjistrojnë një shkallë relativisht të ulët të infeksionit.

Ai shtoi se në disa raste, vendi mund të miratojë masa të tilla si futja e një detyrimi për të mbajtur maska ​​mbrojtëse, por vetëm në vendet e nxehta lokale.

Akoma, shtoi ai, duke menduar për pranverën, mund të konsideroheshin akoma masa të tilla si kufizimet lokale të lëvizjes ose mbylljen e disa shkollave sot.

Epidemiologu kryesor suedez vazhdon të theksojë se mirëmbajtja vullnetare e distancës është provuar të jetë një masë më e suksesshme sesa, për shembull, maskat, të cilat, siç thotë ai, mund t’u japin njerëzve një ndjenjë false të sigurisë.

Situata sot është rrënjësisht e ndryshme nga pranvera dhe në spitalet suedeze, ku në fillim të epidemisë ambulancat vazhdimisht shkarkonin raste të reja të COVID-19.

“Në prill, pothuajse të gjithë dukej se kishin COVID. Tani ka shumë më pak pacientë,” tha Karin Hildebrand, një kardiologe në njësinë e kujdesit intensiv të Spitalit Sodersjuksuhet.

Gjatë valës së parë, ishte ajo që paralajmëroi suedezët se situata ishte v e rëndë dhe se masat duheshin respektuar rreptësisht.

Askush nuk merr e jep dorën

Tani, thotë ajo, vendi është gati për një valë të re të mundshme

“Ne kemi ndryshuar sjellje. Për shembull, unë nuk shoh më njerëz që shtrëngojnë duart. Jeta është kthyer në normalitet, me ndryshime të vogla. Sigurisht, një valë e dytë gjithmonë mund të vijë tek ne, por unë mendoj se ne jemi gati për të,” tha Hildebrand.

Disa ekspertë besojnë se Suedia ka vendosur pothuajse plotësisht kontrollin mbi epideminë.

“Ka indikacione se suedezët kanë krijuar një lloj imuniteti ndaj sëmundjes. Fillimisht, një shkallë e lartë e vdekshmërisë mund të ishte shmangur, por Suedia rimori kontrollin e sëmundjes në mes të prillit. Ajjo wshtë larg ‘imunitetit të famshëm të tufës’, por mund të konkludojmë se respektimi i masave të distancës sociale ka dhënë rezultate dhe ka rezultuar vendimtar në luftën kundër koronavirusit”, përfundon Kim Sneppen, profesor i biodiversitetit në Institutin Niels Bohr.