MENU
klinika

Historia e 83-vjeçari që harroi ku e parkoi

Facebook të ndihmon të gjesh… edhe makinën!

14.10.2020 - 11:04

Harroi se ku e parkoi makinën, por e gjeti pas një jave.

Ky ishte makthi për një 83-vjeçar milanez, i cili falë kërkesës së vajzës së tij në Facebook arriti të gjente makinën e parkuar, shkruan faqja e internetit today.it.

I moshuari kishte shkuar në qendër të Monzës për një shëtitje, por harroi se ku e kishte parkuar makinën e tij.

Falë grupit në Facebook ”Jeni nga Monza” vajza e tij kërkoi ndihmë për të gjetur makinën e babait të saj.

“Babai im i moshuar, doli vetëm në qendër të Monzës, parkoi makinën dhe kur duhej të kthehej nuk kujtonte më se ku e kishte parkuar”, shkroi vajza në Facebook.

Anëtarët e grupit menjëherë morën masa për të kërkuar makinën dhe në të vërtetë arritën ta gjenin. Ata lajmëruan vajzën e zotërisë, e cila i falënderoi për ndihmën e dhënë.

“Një mijë herë faleminderit këtij grupi të bukur… që ka punuar shumë për të na ndihmuar të gjejmë makinën e babait tim ose thjesht më kanë shkruar me dashuri për të më inkurajuar. Kjo histori më bëri të kuptoj se njerëzit, madje edhe të huajt, dinë të jenë në solidaritet”, shkroi ajo në Facebook.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”