MENU
klinika

Vizita në Itali

Fansat thyejnë rregullat anti-Covid për aktorin turk!

01.10.2020 - 11:14

Aktori me origjinë shqiptare i cili u bë shumë i famshëm me rolet e tij në serialet turk, Can Yaman ka bërë namin në Itali, ku pëlqehet shumë nga publiku atje pas transmetimit të serialit “Erkenci kus”.

Yaman e viziton shpesh Italinë dhe së fundmi ka shkuar sërish, mirëpo ka ndodhur një e papritur.

Fansat nuk kanë pyetur aspak për rregullat dhe distancën sociale duke u grumbulluar para hotelit të aktorit. Yaman kishte vendosur maskë dhe ishte veshur me të bardha. Aktori përshëndeti fansat të cilët thërrisnin emrin e tij dhe brohorisnin për të duke kërkuar të bënin foto.

Kujtojmë që së fundmi Can Yaman përfundoi serialin “Bay Yanlis” i cili pati shumë sukses.