MENU
klinika

Tenis

Federer rrëfen se çfarë do të bëjë pasi të tërhiqet

19.10.2020 - 09:30

Ai nuk është më në majë, vitet bëjnë të vetat, por edhe dëmtimet e kanë çuar në atë pikë që të mendojë tërheqjen. Tenisti zviceran Roger Federer, që vitin tjetër do të mbushë 40 vjeç, vijon fazën rehabilituese pas dy operacioneve që ka kryer këtë vit.

Numri 4 në botë shpreson të rikthehet në Australian Open. “Për sa kohë argëtohem dhe kjo që bëj është gjëja e duhur për familjen time do të vazhdoj të luaj”, – tha Federer në një intervistë për mediat zvicerane.

“Kam 5 vjet që mendoj se çfarë do të bëj pasi të tërhiqem nga sporti. Do të merrem vetëm me familjen time, fondacionin tim dhe me sponsorët. Jam shumë i interesuar te merrem me biznes në sektorë të ndryshëm”, – tha Federer.

“Gjithsesi, asgjë nuk do ta planifikoj tani, pasi kam ende kohë. Dua të shoh sërish ato vende ku kam qenë më parë si lojtar, si Azia, Amerika e Jugut apo Meksika, Kili e Kolumbia. Mund të organizoj në këto vende turne, për të afruar sa më shumë njerëz me këtë sport”, – u shpreh Roger Federer.