MENU
klinika

Kini kujde!

Fëmija ka një gërvishtje? Ja kur duhet të shqetësoheni…

28.10.2020 - 20:01

Prerjet dhe gërvishtjet e vogla shpesh shihen si pjesë e fëmijërisë dhe rritjes. Shumica e prerjeve dhe gërvishtjeve janë lëndime të vogla që mund të trajtohen në shtëpi. Hapja e lëkurës mund të rrjedhë gjak ose të kullojë një sasi të vogël lëngu.

Ndihma e parë për prerjet dhe gërvishtjeve:

  • Qetësoni fëmijën dhe tregojeni se mund të ndihmoni.
  • Vendosni presion me një leckë të pastër ose fashë për disa minuta për të ndaluar gjakderdhjen.
  • Lani duart mirë.
  • Lani zonën e prerë mirë me ujë të pastër, por mos e pastroni plagën brenda. Hiqni çdo grimcë papastërtie nga zona dhe lini ujin nga rubineti të kalojë mbi të për disa minuta. Një prerje apo plagë e ndotur që nuk është pastruar plotësisht mund të shkaktojë mbresë.
  • Vendosni një locion ose krem antiseptik.
  • Mbuloni zonën me një fashë ngjitëse ose garzë nëse zona e lënduar është në duar ose këmbë, ose nëse ka të ngjarë të thahet mbi veshje atëherë ndërroni shpesh veshjen.
  • Kontrolloni zonën çdo ditë dhe mbajeni të pastër dhe të thatë.
  • Shmangni kontaktin e shpeshtë me palgën, pasi kjo mund të shkaktojë rritjen e mikrobeve.

5 First Aid Lessons You Should Teach Your Child

Kur duhet të shkoni tek mjeku?

Trajtimi specifik për prerjet dhe gërvishtjet që kërkojnë më shumë se trajtim të vogël në shtëpi do të përcaktohet nga mjeku. Në përgjithësi, shkoni tek mjeku  për prerje dhe gërvishtje që janë:

Gjakderdhje e madhe dhe nëse nuk mund të ndaloni gjakderdhjen pas pesë deri në 10 minuta presion të drejtpërdrejtë; Nëse gjakderdhja është e bollshme, mbani presion për pesë deri në 10 minuta pa u ndalur për të parë prerjen. Nëse lecka bëhet e lagur me gjak, vendosni një leckë të re mbi pëlhurën e vjetër. Mos e ngrini leckën e parë që keni vendosur mbi plagë.

  • Shkoni tek mjeku nëse palaga është e thellë ose më e gjatë se 3 ose 4 cm
  • Ndodhet afër syrit
  • Ka prerje të mëdha në fytyrë
  • Prerja ëshët shkaktuar nga një object i mprehtë, i ndotur ose i ndryshkur
  • Ka mbledhur mbeturina, të tilla si papastërti, gurë ose zhavorr
  • Kur është shkaktuar nga kafshimi i një kafshe ose njeriu
  • Kur është tepër e dhimbshme
  • Shfaq  shenja të infeksionit, të tilla si ngrohja e shtuar, skuqja, ënjtja ose kullimi

Këshillohuni gjithashtu me mjekun nëse:

Fëmija nuk ka bërë një vaksinim tetanozi brenda pesë viteve të kaluara, ose nëse nuk jeni i sigurt kur është bërë doza e fundit e tetanozit .

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Infeksionet që transmetojnë kafshët

Ç’duhet të dini për zoonozat?